23.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Jemi në shërbim të KQZ-së, kushdo që i cenon zgjedhjet në veri do t’i përgjigjemi me ligj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qeveria që ai udhëheq, në procese zgjedhore është në shërbim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kërkesave të tyre për zgjedhjet në veri.

Ai tha se janë marrë veprimet e duhura në mbështetje të KQZ-së, ku janë vënë në dispozicion mekanizmat institucional dhe burimet e nevojshme për përgatitjen dhe organizimin e duhur të zgjedhjeve në veri të vendit.

“Aktualisht, ministritë e linjës dhe institucionet e tjera janë në koordinim të vazhdueshëm me KQZ-në për të adresuar çështjet dhe për të përmbushur kërkesat që dalin nga ky proces”, tha Kurti.

Tutje, kreu i qeverisë tha se kushdo që vijon ta cenojë procesin e votimit në katër komunat në veri, do të ketë përballë ligjin.

Përtej kësaj, pluralizmi politik dhe e drejta e votimit lirshëm te komuniteti serb janë të domosdoshme. Kushdo që vijon ta cenojë këtë të drejt përveç se përgjigjen e institucioneve tona me forcën e ligjit”, tha Kurti./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img