25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: I tmerruar nga vrasja e dy shtetasve suedezë në Bruksel, duhet të qëndrojmë bashkë kundër terrorizmit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit terrorist në mbrëmjen e së hënës në Bruksel ku u vranë dy shtetas suedezë.

Kurti me anë të një postimi në rrjetin social X, i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe dy kryeministrave, atij belg dhe suedez për këtë tragjedi.

Ndër të tjerash, Kurti tha se ata qëndrojnë së bashku në luftën kundër dhunës dhe terrorizmit.

“I tmerruar nga vrasja e dy shtetasve suedezë në Bruksel. Ngushëllimet e mia të përzemërta familjeve që i humbën më të dashurit e tyre, kryeministrit suedez Ulf Kristersson dhe kryeministrit belg, Alexander Croo, në vazhdën e kësaj tragjedie”, ka shkruar Kurti.

“Ne duhet të qëndrojmë së bashku në luftën kundër dhunës dhe terrorizmit”, ka shkruar Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img