15 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Kurti i paralajmëron mërgimtarët për variantin Omicron

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, me anë të një videomesazhi i ka uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve për festat e fundvitit.

“Është kënaqësi e madhe për mua, dhe për të gjithë ne që banojmë në Kosovë t’ju urojmë mirëseardhje në atdheun tuaj. Festat e fundvitit janë një periudhë e veçantë për të gjithë ne, por sidomos për ju, që shumicën e vitit gjendeni fizikisht jashtë, por me mendje dhe zemër gjithnjë në Kosovë”, tha Kurti.

Kryeministri i ka paralajmëruar mërgimtarët për variantin Omicron.

“U jemi mirënjohës sa s’thuhet për mbështetjen tuaj të vazhdueshme ndaj vendit tonë. Remitancat janë rritur mbi 20 përqind sivjet. Pjesën më të madhe të vitit ju jeni njëmend jashtë vendlindjes tuaj dhe shtetit tonë, por gjithnjë jeni brenda kombit tonë, e madje edhe më shumë se vet ne që jemi këtu sa i përket rritjes ekonomike”.

“Për fat të keq, ky fundvit na gjen sërish në kushte të vështira të pandemisë COVID-19. Kësaj here përballë një varianti të ri të virusit Corona, varianti Omicron. 

“Tashmë kemi marrë konfirmimin nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, se varianti Omicron është detektuar në Kosovë, gjë që na detyron të rrisim edhe më shumë vigjilencën tonë kundër përhapjes së këtij virusi. Sipas këshillave që kemi pranuar nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë një rritje e dukshme e rasteve të COVID-19 është e pashmangshme, edhe në Kosovë si në të gjithë botën”.

Ai po ashtu përmendi kufizimet për manifistimet. 

“Ardhja juaj në Kosovë do t’i gëzoj familjet tuaja e secilin nga ne. Por edhe kësaj radhe do të na duhet të kufizohemi nga manifestimet dhe grumbullimet. Si kryeministër i Republikës së Kosovës, nuk kam detyrë më parësore sesa të mbroj jetën dhe shëndetin e qytetarëve tanë, me të gjitha mjetet që i ka Qeveria në dispozicion”, ka thënë Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img