15.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Kurti i lumtur: Dardanët i dalin zot Kosovës!

Mbrëmjen e së enjtes, Kosova ka shënuar fitore ndaj Irlandës në kualifikimet për Kupën e Botës në basketboll me rezultat 83:76.

Këtij lajmi i është gëzuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ua dedikoi Dardanëve një postim në Facebook, pasi ishte prezent edhe gjatë lojës.

“Dardanët i dalin zot Kosovës!”, e ka nisur Kurti postimin.

“Në palestrën e mbushur përplot të Pallatit të Rinisë dhe Sportit, në çerekun e fundit të lojës të gjithë ishim në këmbë në kërkim të fitores. 83 me 76 ishte rezultati fitues i basketbollistëve tanë ndaj Irlandës.  Këtë të diel, e luajmë ndeshjen e radhës si mysafir kundër Azerbajxhanit. Duke besuar në sukses, vazhdojmë me hapa të sigurt në rrugëtimin tonë për parakualifikimet e Kupës së Botës”, ka shtuar më tej kreu i qeverisë së Kosovës.

May be an image of 3 people, people playing basketball, crowd and text

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img