11 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Kurti emëron zëvendësministër serbin pjesëmarrës në luftë, Kadrijaj: Kemi alarmuar se Qeveria është “antikombëtare”

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar pas emërimit zëvendësministër të një ish-pjesëmarrësit serb në luftën e fundit në Kosovë.

Radoica Radomiroviq, më 25 maj të këtij viti ishte emëruar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti si Zëvendës Ministër për Komunitete dhe Kthim.

Për këtë Kadrijaj ka thënë se me kohë është alarmuar se kjo qeveri është “antikombëtare”.

“Albin Kurti paska emëru për zëvendësministër një ushtarak të ushtrisë serbe, i cili e paska pohuar vet që ka qenë pjesë e kësaj ushtrie gjatë kohës që shqiptarët vriteshin e masakroheshin. Se kjo qeveri është antikombëtare kemi alarmuar qysh herët, nisur nga urrejtja për ata që kanë udhëhequr luftën dhe nga diskriminimi që i bëhet veteranëve”, është shprehur Kadrijaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img