15 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Kurti e Vuçiq nesër takohen në Bruksel për draft-statutin për Asociacionin dhe deklaratën mbi personat e pagjetur

Më 2 maj në Bruksel do të mbahet takimi i parë që nga marrëveshja për aneksin e zbatimit në Ohër në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq, ku njëra nga pikat e diskutimit do të jetë draftstatuti i Asociacionit.

Përveç paraqitjes së Draft-Statutit fillestar për Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe, në takimin e Nivelit të Lartë, Kurti dhe Vuçiq, do të miratojnë edhe formalisht Deklaratën mbi Personat e Pagjetur. Kjo është konfirmuar tashmë edhe nga Bashkimi Evropian.

Kjo marrëveshja u arrit në nivel kryenegociatorësh më 6 prill ndërmjet Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit dhe u bë brum për debat të ashpër se çfarë në fakt ishte arritur. Kjo ngase kjo marrëveshje kaherë kishte qenë afër, por kishte ngecur vetëm në harmonizimin e dy fjalive në tekstin e përgjitshëm për të cilën kishte pasur pajtim edhe më herët. Serbia ka refuzuar kaherë kategorikisht që të ketë lidhje me personat e zhdukur me dhunë dhe ka refuzuar të bartë pasoja juridike për zhdukjen e tyre. Në anën tjetër, Kosova ka insistuar saktësisht në këtë.

Më herët, të premten, më 28 prill, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, konfirmoi se në takimin e ri të nivelit të lartë të dialogut mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, më 2 maj, në rend dite do të jetë miratimi i Deklaratës për të pagjeturit dhe do të paraqitet drafti i parë i statutit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Stano nuk i ka komentuar kritikat e bëra nga krerët shtetërorë serbë për zgjedhjet lokale që u mbajtën më 23 prill në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Ai po ashtu nuk komentoi as ankesat e paraqitura nga Beogradi lidhur me nisjen e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai ka theksuar se BE-ja pret që palët të zbatojnë obligimet që kanë marrë.

Liderët e të dy vendeve, Kurti dhe Vuçiq, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në takimin e 2 majit.

Takimi do të zhvillohet në kohën kur Kosova ka akuzuar Serbinë se ka shkelur Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, të arritur më herët gjatë këtij muaji.

Serbia ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, pavarësisht se me Marrëveshjen drejt normalizimit është zotuar se nuk do ta pengojë Prishtinën që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img