20.8 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

spot_img

Kurti e Mustafa dakordohen për modalitetet e Qeverisë me 12 ministri, të hënën marrëveshja

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se lideri i kësaj partie Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në takimin e sotëm janë pajtuar për bashkëqeverisje dhe se të hënën do të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit qeverisës.

Në një komunikatë të lëshuar në faqen e Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook, thuhet se nga dy modalitetet e ndryshme për kabinetin qeverisës me 12 ministri, që i kishin ofruar ekipet punuese të dy subjekteve tona, Kurti dhe Mustafa u përcaktuan për versionin e parë.

Njoftimi i plotë:

“Sot në orën 13:00, në Kuvendin e Kosovës, u takuan kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Në këtë takim u përmbyll 100% harmonizimi i programit qeverisës duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura. Nga dy modalitetet e ndryshme për kabinetin qeverisës me 12 ministri, që i kishin ofruar ekipet punuese të dy subjekteve tona, Kurti dhe Mustafa u përcaktuan për versionin e parë. Në vijim do të përzgjedhen përgjegjësitë në qeverisjen e përbashkët, për çfarë u sqaruan pozicionet dhe kërkesat. Pra, u hap tema dhe u saktësua principi i zgjidhjes, e që përfundimisht do të përmbyllet të hënën me marrëveshje”, thuhet në njoftim e VV-së.

LVV dhe LDK kanë zhvilluar takime të shumta për harmonizimin e programit qeverisës, fillimisht me anë të grupeve punuese dhe pastaj në nivel liderësh. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 6 tetor, Lëvizja Vetëvendosje fitoi më së shumti vota pasuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10156349195207000

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img