19.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Kurti bënë homazhe në Prekaz

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku edhe disa deputetët ka bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Homazhe në Prekaz u bënë meqë sot bëhen 24 vjet prej kur ndodhi sulmi i dytë nga forcat serbe ndaj familjes Jashari.

Pas homazheve Kurti dhe kabineti do të vizitojnë kullat ku do të takohet edhe Familja Jashari, do të vizitohet shtëpia e Hamit e Salë Jasharit dhe të shihen ndërhyrjet emergjente në këtë shtëpi.

Më 22 janar të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharëve, për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme.

Meqë atë natë Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, rezistencë sulmit të policisë serbe i kishin bërë Shabani e Hamza, me nipa e mbesa.

Sulmi i tretë i Serbisë në familjen Jashari kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998. Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 20 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK, Adem Jasharin, transmeton Koha.net.

Këtij sulmi i kishte shpëtuar Iliriana, e cila ndodhej në Akrashticë të Vushtrrisë. Ajo ishte e fejuar e më pastaj është martuar në Açarevë të Skënderajt, me Asllan Selimin, bashkëluftëtar i Adem Jasharit, e vëlla i Rexhep Selimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img