16.9 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Buy now

spot_img

Kundërshtohet zgjerimi i hyrje-daljeve të Prishtinës

Ka kohë që ka nisur zgjerimi i rrugës që lidh Prishtinën dhe Fushë Kosovën, derisa edhe në hyrje të tjera të kryeqytetit, priten projekte të tilla.

Një i ngjashëm do të bëhet në drejtim të hyrjes nga Podujeva në Prishtinë, si dhe një tjetër në pjesën e “Veternikut”, raporton KTV.
Me këto investime, parashihet që të eliminohen tollovitë në komunikacion.
Por, ekspertët e sigurisë e shohin si të paarsyeshëm dhe të rrezikshëm, zgjerimin e rrugëve nëpër hyrje të Prishtinës.
Profesori Nol Dedaj, thotë se zgjerimi që po bëhet në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, mund të jetë shkaktar i aksidenteve, pasi, sipas tij, Ministria e Infrastrukturës nuk e ka bërë studimin e fizibilitetit
Sipas Dedajt, zgjerimi i rrugëve gjithmonë duhet të ketë një arsyeshmëri teknike dhe ekonomike.
Por, kështu nuk mendojnë qytetarët, pasi sipas tyre, me zgjerimin e rrugëve në hyrje të kryeqytetit nuk do të ketë tollovi në komunikacion.
Edhe Komuna e Prishtinës e mbështet këtë projekt të Ministrisë së Infrastrukturës, duke e cilësuar si të nevojshëm për kryeqytetin.
Madje, projekte të zgjerimit të rrugëve në hyrje të Prishtinës, komuna planifikon të nisë shpejt edhe në pjesën e “Veternikut”.
Në Ministri thonë se për zgjerimin e këtyre rrugëve është bërë studimi i fizibilitetit.
Projekti për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Fushë Kosovë ka kushtuar rreth 700 mijë, derisa ai për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Podujevë, ende është në procedura të tenderimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img