10.3 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Kultura hebraike ‘rikthehet’ në Prizren, komuna fillon renovimin e një Qendreje Kulturore të Hebrenjve

Kosova, si një nga vendet më të vogla në Evropë, me popullsinë më të vogël hebreje, ka filluar renovimin e një ndërteseje në Prizren, e cila do të bëhet Qendër Kulturore Hebraike e kësaj komune, shkruan World Israel News, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Presidenti i Komunitetit Hebre në Prizren, Veton Demiri, tha se në këtë qytet me rreth 180 mijë banorë, janë 50 të cilët identifikohen si hebrejë.

Por ky numër rritet gjashtë ose shtatë herë me vizitat e familjeve për pushime.

“Kam shpresa të mëdha për këtë qendër, që të ketë një sinagogë, një bibliotekë dhe shumë më tepër për komunitetin tonë, më në fund” ka thënë Demiri, transmeton Reporteri.net.

Ambasadori i Izraelit në Kosovë, Tamar Ziev, mori pjesë në zbulimin e renovimit.

Kosova i formalizoi lidhjet e saj me Izraelin në shkurt të vitit 2021.

“Ne jemi gati dy vjet në marrëdhëniet tona (të vendeve),” tha Ziv. “Ne po punojmë për të zhvilluar marrëdhëniet tona në mënyra të ndryshme.”

Pjesëmarrës ishin edhe Ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde, shefja e misionit të Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Alyson Grunder, zyrtarë të Bashkimit Evropian, e shumë të tjerë.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj tha se “është një nder i madh… të mbështesësh ndërtesën e Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren”.

Ai po ashtu tha që kjo “do të kompletojë mozaikun kulturor të qytetit” si dhe shtoi se populli hebre kanë jetuar në zonë që nga Mesjeta.

“Vizitorët, turistët dhe qytetarët e Prizrenit do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë për kulturën hebraike, historinë dhe trashëgiminë në qytetin tonë. Prizreni është I njohur për antikitetin si një qytet i veçantë në Ballkan, qyteti ku kulturat dhe civilizimi vijnë së bashku për shekuj.”

Qendra do të financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, në bashkëpunim me Qendrën e Tashëgimisë Kulturore Regjionale në Prizren.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img