13 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

spot_img

Kujt iu shkundën interesat? – Statovci: Keqpërdorimet në KEK të kaluarën ishin masive

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka folur për debatin që u shkaktua dje në Kuvendin e Kosovës për arrestimin e kryeshefit tashmë të pezulluar të KEK-ut, Nagip Krasniqit.

Sipas saj, keqpërdorimet në KEK kanë qenë masive në të kaluarën.

Por, ajo shprehet se tani është rritur profiti në këtë ndërmarrje publike. Me Qeverinë Kurti, ajo thotë se “dikujt iu kanë shkundur interesat”, pa përmendur emra konkretë.

“Argumentet të cilat u prezantuan tash në një rrethanë të tillë e cila keqpërdorimet janë masive d.m.th në një përmasë ekstreme dhe mjaftë voluminoze në aspektin financiare me dëm tepër të madh të parasë publike. Nëse e krahasojmë me një situatë e cila kemi një rritje të profitabilitetit në 107% nga një ndërmarrje e cila pra ishte në humbje të vazhdueshme e vazhdimisht në rritje të kostos së saj operative, në mungesë të performancës”, tha ajo.

“Tash shohim një situatë ku profiti është rritur. Ka një vizion mjaftë të qartë karshi ndërmarrjes, ka projekte konkrete për rritje të kapacitetit gjenerues, tash kjo të lënë në supozime se dikujt këtu i janë shkundur interesat”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img