19.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Ku janë ata sot? 11-shja që debutoi Leo Messi

​Kanë kaluar pothuajse 15 vite që kur Lionel Messi debutoi me Barcelonën.

Që nga atëherë, vetëm ai ka shpëtuar në skuadrën e Barcelonës, shumica janë pensionuar, përjashtuar Andres Iniestan e Xavi Hernandezin që vazhdojnë të luajnë në Japoni, respektivisht Katar.

Messi debutoi në tetor të vitit 2004, si 17-vjeçar, 3 muaj e 22 ditë.

Frank Rijkaard ishte njeriu që i dha këtë mundësi talentit që më pas pushtoi botën, duke i lënë të gjithë gojëhapur me paraqitje vit pas vitit.

Por, kush janë ata që ishin atë ditë të pranishëm kur Messi debutoi dhe ku janë sot?

Victor Valdes – 535 paraqitje për Barcelonën

Ai e ka fituar 6 herë La Ligan me Barcelonën dhe 3 herë Champions Leaguen, si dhe Kupa të shumta.

Ata luajnë për nëntë sezone së bashku, teksa u pensionua vetëm vitin e kaluar.

Giovanni van Bronckhorst – 155 paraqitje me Barcelonën

Ai tani është trajner i klubit holandez, Feynoord. Luajti për tri sezone me Messin.

Ai ka bërë në total 106 paraqitje për Holandën, derisa e ka fituar Ligën në tri vende të ndryshme.

Juliano Belletti – 102 paraqitje

Luajti për tri sezone me Messin, nga 2004, deri më 2007.

Ka fituar trofe në Spanjë, Angli dhe Brazil. Është edhe kampion bote me Selaco në vitin 2002. Ai u pensionua në vitin 2011 sa ishte në Chelsea.

Oleguer, Carles Puyol, janë dy lojtarët tjerë të cilit ishin pjesë e atij formaioni kur Messi debutoi.

Oleguer qëndroi deri në vitin 2008 në Barça, kurse me Carles Puyol, messi ndau netë magjike, deri më 2014.

Rafael Márquez Álvarez – 240 paraqitje me Barcelonën

Ai luajti me Messin për shumë vite. Ishte pjesë e formacionit kur debutoi 10-shi magjik i Barcelonës dhe luajti me të deri në fund të sezonit 2009/10.

Tashmë në pension, i lirë nga ajo që bëri për shumë vite.

Deco dhe Xavi Hernandez, ishin dy mesfushorët tjerë natën kur Messi debutoi me Barcelonën.

Deco luajti me Messin për katër sezone dhe bëri 162 paraqitje për Barcelonën.

Kurse për Xavin, e dinë të gjithë, me të në formacion dhe me Andres Iniestan – i cili nuk ishte atë ditë në fushë (probleme me lëndime), triumfuan shumë dhe shkruan histori së bashku.

Xavi vazhdon të jetë aktiv në futboll, për dallim nga Deco. Ai luan në Katar.

Xavi ka bërë për Barçën 767 paraqitje.

Henrik Larsson (59 paraqitje, 2004/05 dhe 2005/06), Eto’o (199 paraqitje, 2004/2009) dhe Ronaldinho 207 paraqitje (2003/2008), ishin treshja sulmuese që panë Messin të debutojë me Barçën.

Leo hyri në pjesën e dytë në vend të Decos dhe shkëlqeu, teksa në fund të sezonit fitoi disa trofe.

Ishte fillimi i një diçkaje të jashtëzakonshme të Barcelonës, që prej atij sezoni, ka fituar më shumë se 30 trofe, pra që kur Leo zbriti për herë të parë në fushë në një ndeshje zyrtare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img