Pa energji elektrike e në të ftohët sot në Leposaviq u bënë pamje viralet duke u nxehur jashtë me dru në një ‘ngrohtore’ të improvizuar, ndërsa gazetari Lirim Mehmetaj shtroi pyetjen ndaj krerëve të shtetit “çka ndodhi, pse s’po reflektohet sovraniteti?” referuar edhe pamundësisë që procesi i referendumit të mbahej në shkollat në veri të vendit.
”Ky eshte nje vendvotim ne Veri. Pamja e sovranitetit, ku shtetit nje drejtor shkolle ia pamundeson shfrytezimin e objektit per vendvotim prandaj duhet kontenjer”, shkroi Mehmetaj.
Postimi i plotë:
Ky eshte nje vendvotim ne Veri.
Pamja e sovranitetit, ku shtetit nje drejtor shkolle ia pamundeson shfrytezimin e objektit per vendvotim prandaj duhet kontenjer.
Xhelal Svecla e Albin Kurti na thane se kriminelet iken nga Veriu, Lista Serbe humbi ndikimin, qytetaret atje u “cliruan”, po marrin targa e pasaporta te Kosoves.
Sot, sipas tyre, do te ishin zgjedhjet e lira ne Veri, ku qytetaret serbe te Kosoves duke festuar do te vendosnin per fatin e tyre, te pa shantazhuar as me force e as me dinare ilegale.
Cka ndodhi? Pse s’po reflekton sovraniteti?
Krejt cfare ka bere Albin Kurti me Xhelal Sveclen ne Veri eshte pune per Beogradin. Ata, me veprimet e tyre, kane forcuar argumentin e Serbise se Asociacioni per serbet ne Kosove eshte i domosdoshem.