8.8 C
Pristina
Monday, October 7, 2024

Buy now

spot_img

Kryeziu: Retorika e Vetëvendosjes – akuzojnë LDK-në pastaj bëjnë marrëveshje me ta

Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar e edhe ka votuar sot në Kuvend, marrëveshjen me Bankën Botërore për rehabilitimin e hekurudhave në Kosovë.
Ky është rasti i parë, pas një kohe të gjatë që VV voton një projektligj të propozuar nga Qeveria. Këtë e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, por ka thënë se votimi i këtij ka qenë kompromis me LDK-në, ndonëse nuk janë plotësisht në pajtim me këtë projektligj.
Sipas tij deputetët e kësaj partie janë detyruar ta votojnë kredinë për hekurudha, pasi që ka qenë si kusht nga LDK, që këta të fundit ta votojnë projektligjin që ka të bëjë me garancinë e Qeverisë për kredinë bankare të BERZH-it për transportin publik në Prishtinë.
E drejtori i Institut Demokrati të Kosovës, Ismet Kryeziu thotë se politika në Kosovë, më së paku është politik.
Ai thotë se Vetëvendosja pati vetëm retorik, madje sipas Kryeziut, të dy subjektet kanë bërë veprime përjashtuese ndaj njëra-tjetrës, raporton lajmi.net
“Të protestosh dhe të akuzosh për tradhti jashtë Kuvendit, dhe në të njëjtën kohë paralelisht brenda Kuvendit me të njëjtit ,,tradhtarë’’ të arrish marrëveshje për të votuar bashkërisht!? Retorik dhe veprime shumë përjashtuese ndaj njëra-tjetrës!?Politika te ne, më së paku është politik, ose unë s’po marr veshë asgjë.!?”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img