18.6 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

spot_img

Kryetarët e VV’së nuk shkuan në takim me Hovenier, Atiq: Do të takohemi së shpejti

Kryetarët e Vetëvendosjes mungojnë sot në takim me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier që po mbahet në Zyrën e BE-së në Prishtinë.

Erden Atiq kryetar i Mitrovicës së Veriut nga Lëvizja Vetëvendosje deklaron se së shpejti do të takohen me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, nga i cili tha se presin mbështetje.

“Do të takohemi së shpejti. Me shumë kënaqësi. Presim mbështetje dhe bashkëpunim”, u shpreh Erden Atiq në një përgjigje për Gazetën Express.

Ndërsa, kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetemi nuk ka qenë i qasshëm në telefon.

Nuk dihet arsyeja e mungesës së tyre në këtë takim, i cili po mbahet mes ambasadorit Hovenier, Kryetarit të Zubin Potokut Izmir Zeqiri dhe atij të Zveçanit Ilir Peci.

Një numër i ushatërve të KFOR-it këtë mëngjes janë stacionuar nëpër pika të ndryshme në veri të vendit, përfshirë edhe objektet e Komunve veriore, pasi serbët lokalë qysh dje kishin paralajmëruar protesta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img