17.7 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Kryesia vendos që në seancën e së premtes të përfshihen edhe 5 marrëveshje ndërkombëtare

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të paralajmëruar për në orën 10:00, nuk ka pasur kuorum.

Kështu ka njoftuar kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Sipas saj, ky takim në aspektin formal nuk filloi, por kanë biseduar me shefat e grupeve parlamentare dhe anëtarë të tjerë të Kryesisë, për dinamikën e seancës së sotme dhe vazhdimin e pikave të papërmbyllura.

Ajo poashtu bëri të ditur se janë dakorduar që me mocion në fillim të seancës së sotme, në agjendë të përfshihen edhe 5 marrëveshje ndërkombëtare që janë shtyrë nga java e kaluar.

“Pesë marrëveshjet janë në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe kanë të bëjnë me marrëveshjen IPA dhe të pestat do të mbështetën edhe nga partitë opozitare. U dakorduam poashtu që të enjten e radhës të kemi një seancë me trajtimin e të gjitha pikave të papërmbyllura nga seancat e deritashme”, tha Kusari-Lil, raporton E.O

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img