15.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Kryeparlamentarja Osmani: Kjo festë na gjeti larg njëri-tjetrit, por afër me zemër dhe me urimin për ditë më të mira

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

Osmani shkruan se ky Bajram na gjeti larg njëri-tjetrit, por afër me zemër dhe me urimin për ditë më të mira!

“Shkaku i pandemisë COVID-19, do të kujdesemi që sot ta urojmë nga distanca secilin besimtar për Kurban Bajram dhe ta rikujtojmë se njerëzimi gjithmonë përballet me sakrifica. Kjo nuk do të jetë pengesë për festë dhe urim që Bajrami i ardhshëm të mund të kremtohet afër njëri-tjetrit dhe kur ditët e rënda si këto që po i kalojmë do t’i takojnë historisë! Urime Kurban Bajrami të gjithë besimtarëve myslimanë! Paqja, shëndeti, mirësia e begatia qoftë me ju dhe familjet tuaja!”, shkruan Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img