11 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

spot_img

Kryeparlamentari: Ne kosovarët kemi një raport të veçantë me hebrenjtë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka marrë pjesë dhe mbajtur fjalë rasti në një ceremoni të orgnanizuar në Teatrin Kombëtar të Prishtinës për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit.

Fjalimi i plotë i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, në ditën e përkujtimit të Holokaustit:

Të nderuar të pranishëm Zonja dhe zotërinj.Jemi mbledhur këtu, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, që t’i bashkohemi botës, në përkujtimin e njërës prej ngjarjeve më të rënda në historinë njerëzore: holokaustit të hebrenjve.Kanë kaluar shumë e shumë vite, dëshmitarët e gjallë janë përherë e më pak, por tronditja njerëzore prej këtij krimi mizor vazhdon të jetë e madhe. Dhe nuk mund të jetë ndryshe. Tronditja prej Holokaustit është test i humanizmit njerëzor, është test i vlerave tona personale, politike dhe kombëtare.Holokausti, përpjekja e organizuar dhe sistematike për zhdukjen e popullit hebre, është dëshmia ma tronditëse se sa të rrezikshme janë ideologjitë ekstremiste, lëvizjet politike që motivohen nga urrejtja grupore dhe organizatat që ushqejnë paragjykimet kolektive mes kombeve.Holokausti është dëshmia ma tronditëse se kudo, ku këto ideologji fitojnë terren,  aty shfaqet barbaria për të shkatërruar jetën e njerëzve të pafajshëm, kombet dhe vlerat e civilizimit.Të nderuar të pranishëmShekulli i kaluar u mbyll me fitorën e demokracisë liberale mbi tiranitë e krijuara nga ideologjitë fashiste dhe komuniste.Gjithandej botës njerëzit përqafuan shpresën se barbaritë që sollën këto ideologji nuk do të përseritën kurrë më, por sot kjo shpresë, fatkeqësisht, është e lënduar. Sërish kemi para syve dhunë, urrejtje, gjakderdhje, humbje të jetëve të njerëzve të pafajshëm, shkatërrime qytetesh, kolona refugjatësh që braktisin vendet e tyre, fytyra të përlotura fëmijësh skaj rrugëve dhe poshtë gërmadhave. Dhe shkaku është prap i njejtë : luftërat e egra për sundim dhe ideologjitë ekstremiste.A duhet të dorëzohemi para këtij realiteti të hidhur? A duhet të heqim dorë nga shpresa universale për një botë më të mirë? Në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë. Kujtimi për Holokaustin na obligon.Kujtimi për Holokaustin nuk është vetëm dhimbje për krimet e së kaluarës. Është thirrje universale për ta luftuar gjithmonë dhe pakompromis të keqen.Është thirrje për ta forcuar besimin tonë në vlerat demokratike dhe liberale, besimin tonë në paprekshmërinë e lirive dhe të drejtave të njeriut.Është thirrje për t’i përhapur këto vlera në të katër anët e botës.Të nderuar të pranishëmNe qytetarët e Kosovës kemi një raport të veçantë me këto vlera. Njësoj si hebrenjtë ne ishim viktimë e një plani për shkatërrim kolektiv. Ishin pikërisht këto vlera që mobilizuan botën demokratike në pranverën e vitit 1999 për të ndaluar gjenocidin në Kosovë. Në këto ditë të përkujtimit të Holokaustit, sëbashku me viktimat e tij, ne nderojmë edhe kujtimin e gjyshërve tanë, ata që mposhtën frikën dhe u bënë strehë mijëra hebrenjve të ikur nga persekutimi nazist. Sot, këtu me ne, është një dëshmitare e gjallë e humanizmit të tyre heroik. Ajo është zonja Stela Ester Levi, një qytetare hebreje e lindur në Kosovë dhe e mbijetuar e Holokaustit. Një vit e gjysëm më parë zonjën Levi pata nderin ta pres në zyrën time. E përmalluar, ajo më tregoi, për humanizmin e shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve nga terrori nazist.Erdha, më tha, që të çmallem me këtë tokë të bekuar dhe t’u tregoj pasardhësve të mi për shpirtin human dhe solidar të kësaj toke.Zonja Levi më tregoi edhe për jetën  të komunitetit hebre në Kosovë, si një komunitet i nderuar dhe i çmuar nga populli ynë. I tillë është edhe sot.Vetëm pak metra nga këtu ishte sinagoga. Atë e rrënuan komunistët, por ne do t’ia kthejmë përseri Prishtinës, sëbashku me qendrat e kulturës hebraike që do të ndërtohen në Prishtinë dhe Prizren. Kështu do ta bëjmë të plotë panoramën frymëzuese të tolerancës e mirëkuptimit ndërfetar të popullit tonë.  Faleminderit zonja Levi që jeni sonte me ne. Kosova ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë atdheu i juaj.Ju faleminderit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img