11.2 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri Kurti pret në takim Albion Rrahmanin dhe familjen e tij

Kryeminstri Albin Kurti ka pritur në takim sulmuesin e Kosovës dhe Rapid Bukureshtit, Albion Rrahmanin.

I pari i qeverisë e priti në zyrën e tij sulmuesi e talentuar, para dy ndeshjeve miqësore që luhen në këtë muaj (mars).

Përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Instagram, Kurti bëri të ditur se pjesë e takimit ishte edhe babai i sulmuesit, njëherësh edhe një ikonë e futbollit kosovar në vitet e ’90-ta, Driton Rrahmani.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të Kryeministrit Kurti:

Në tubimin e parë të përfaqësueses sonë të futbollit për këtë vit, ekipit iu bashkua edhe njëri prej futbollistëve më në formë aktualisht, Albion Rrahmani.

Albioni gjatë vitit të kaluar u transferua nga Ballkani i Suharekës në Rapid të Bukureshtit. Shumë shpejt u bë sulmuesi i preferuar jo vetëm i tifozëve të Rapidit, por edhe i gjithë Superligës rumune.

Sot u takuam me të dhe babin e tij, Driton Rrahmani, njëherësh ikonën e futbollit të Kosovës gjatë viteve të 90-ta, i cili me shumë pasion po vazhdon ta mbështesë të birin në karrierën e tij në futboll.

Me talentin e trashëguar nga familja dhe me punën e tij të pandalshme, Albioni në Superligën rumune sivjet ka shënuar 14 gola në vetëm 16 ndeshje të zhvilluara, duke ecur me hapa të sigurtë për t’u bërë golashënuesi më i mirë i kampionatit.

Albionit i urova shumë suksese tutje, në veçanti në ndeshjet që do t’i zhvillojë me fanellën e Kosovës.

https://www.instagram.com/p/C4oG7wEo_J6/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3c2f0f7e-27d4-4f43-bbee-a3526d3172c2&ig_mid=1B789889-D09D-4A89-839E-489256F74AA8

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img