16.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Kryekëshilltari gjerman dhe ai francez, pritet ta vizitojnë Prishtinën e Beogradin

Presidentja e vendit,Vjosa Osmani gjatë intervistës së saj të fundvitit në Rubikon të Klan Kosovës, ka konfirmuar se pritet që në pjesën e parë të muajit janar, të vijnë në Prishtinë pikërisht Bonne dhe Plotner.

Franca dhe Gjermania nuk e kanë ndërmend pushimin derisa në terren të krijojnë atmosferën dhe kushtet që Kosova e Serbia të arrijnë marrëveshje finale.

Qysh këtë muaj, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, pritet t’i dërgojnë në Prishtinë e Beograd, kryekëshilltarët e tyre, Emmanuel Bonne dhe Jens Plotner, njofton Klan Kosova.

Në vizitën e parë që e kishin realizuar më 9 shtator të 2022-ës, ata u shoqëruan nga emisari evropian Miroslav Lajçak, kurse kësaj radhe me ta pritet të jetë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Dy diplomatët evropianë pa dashur të përmendeshin me emra i thanë Klan Kosovës të hënën, se ardhja e delegacioneve euro-amerikane duhet të merret më seriozisht kësaj radhe dhe se kërkesat e tyre këtë herë për palët janë fort më të kristalizuara sesa gjatë takimeve të shtatorit, ku edhe u prezantua versioni fillestar i propozimit të BE-së për ujdi kosovaro-serbe.

I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak, që edhe vetë ka mandat deri më 31 gusht 2024, thotë se afatet po përafrohen për pajtim.

Duke folur për gazetën amerikane “Politico”, diplomati sllovak theksoi se tani ka një strukturë të favorshme dhe se vëmendja e lidershipit në ShBA dhe BE është e lartë .

Por, sipas tij, dritarja e vërtetë e mundësive për ujdi qëndron diku deri në dhjetor të 2023-tës ose në fillim të 2024-tës.

Nëse gjërat nuk bëhen deri atëherë, Lajçak thotë se duhet të fillohet nga e para . E nëse ka kthim në kriza e përplasje atëherë ai thotë se afatet duhet harruar.

Ndryshe, gjatë vitit 2024 pritet të mbahen zgjedhjet e përgjithshme për institucionet e Bashkimit Evropian, siç është parlamenti kurse po të njëjtin vit – pra në vjeshtë – mbahen zgjedhjet presidenciale amerikane.

Kujtojmë se presidentja Vjosa Osmani gjatë intervistës së saj të fundvitit në Rubikon të Klan Kosovës, po ashtu konfirmoi se pritet që në pjesën e parë të muajit janar, të vijnë në Prishtinë pikërisht Bonne dhe

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img