0.2 C
Pristina
Saturday, December 14, 2024

Buy now

spot_img

Kryediplomati turk: Kryeministri ose Ministri i Jashtëm austriak gënjyen se ka turq radikalë

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar gjatë “kujdestarisë për demokraci” në Antalya se kreu i organizatës terroriste FETO, Fethullah Gülenin do ta sjellin Turqi, dhe se nëse ka ligj dhe drejtësi në Amerikë ky shtet do ta ekstradojë Gylenin, raporton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu ka rikujtuar se natën kur ushtarakët besnikë të organizatës terroriste FETO tentuan grusht shteti, ai ka qenë në Samsun, qytet ky në Detin e Zi.
“Kujt i shërbejnë këta kriminelë të cilët iu vërsulën popullit dhe shtetit? Po, i shërbejnë djallit. I shërbejnë njeriut i cili beson se është profet. Pyes vetveten se kush drejton me këta njerëz, kush i mban frerët”, pyeti Çavuşoğlu.
Ai u shpreh se të gjithë tradhtarët, të cilët pavarësisht të gjitha lutjeve kanë shtënë mbi gratë, do të japin llogari. Gjithashtu ka shtuar se tani është shumë e qartë se cilët janë miqtë e Turqisë, dhe cilët janë ata që nuk ja duan të mirën. Ministri Çavuşoğlu theksoi se problemi i tyre është smira dhe urrejtja.
“Pas kësaj, kryeministri i Austrisë flet për “turq readikalë në Turqi”. Dy-tre muaj më parë në Vjenë e pyeta ministrin e tij të Jashtëm, Sebastian a ka në Austri turq radikal, më tha që nuk ka. Tani, ose ministri i Jashtëm nuk flet të vërtetën, ose kryeministri gënjen. Njëri thotë se nuk ka, tjetri thotë turq radikalë”, tha Çavuşoğlu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img