Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar aksion të madh të shkyçjes në Komunën e Obliqit, për borxhlinjtë e mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët illegal.
Ky aksion do të fillojë nga ora 10:300 dhe me asistimin e Policisë së Kosovës.
“Nesër 13 shtator 2023, e mërkurë duke filluar nga ora 10:30 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë , me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha në komunën e Obiliqit. Në këtë aksion do të asistoj edhe Policia e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, KRU “Prishtina” ka bërë me dije se borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro, prej të cilave 40 milionë janë nga sektori i amvisërisë dhe mbi pesë milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.