15.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Krerët e shtetit dhe liderët e subjekteve politike ngushëllojnë familjen Veseli

Krerët shtetëror dhe liderët e subjekteve politike kanë ngushëlluar familjen e Kadri Veselit, pas vdekjes së Fazli Veselit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në hapje të seancës plenare ngushëlloi familjen e Fazli Veselit.

“Ngushëllim familjes në emër të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për vdekjen e Fazli Veselit”, deklaroi ai.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se lajmi për ndarjen e Fazli Veselit është pikëllues, transmeton Telegrafi.

“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit, babait të luftëtarit të orëve të para, bashkëthemeluesit të UÇK-së, ish kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Baca Fazli iku nga kjo botë duke lënë mbrapa një jetë të tërë me sfida. Vdekjet nuk janë të lehta, pavarësisht moshës, por vdekja e bacës Fazli vjen në një moment të rëndë për familjen Veseli për shkak të rrethanave tanimë të njohura”, ka thënë ai.

Tutje, Haradinaj ka shkruar “Sot ndaj dhembjen me mikun e bashkëluftëtarin tim Kadriun dhe mbarë familjen Veseli. Baca Fazli u prehtë në paqe”.

Ndërsa, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Fazli Vesli ishte burrë që gati një shekulli jetë, secilën ditë ia kushtoi Kosovës.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e Fazli Veselit, babait të kryetarit Kadri Veseli. Baca Fazli ishte një burrë që gjatë gati një shekulli jetë, secilën ditë ia kushtoi Kosovës.Si baba, ai rriti dhe edukoi të gjithë fëmijët e tij në frymën atdhetare. Si shqiptar, sakrifikoi dhe dha gjithçka nga vetja për lirinë e vendit tonë. Prandaj, sot, mendjet dhe zemrat tona janë pranë kryetarit Veseli në Hagë dhe familjes Veseli në Mitrovicë”, thotë ai.

Më tej, ai ka shkruar “Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, ngushëllimet më të thella. Pusho i qetë, Baca Fazli”.

Ndryshe, Fazli Veseli, babai i Kadri Veselit ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.

Ndërkaq, në maj të këtij viti, Veseli ishte liruar për vizitë nga Haga, për ta vizituar babanë e tij, i cili ndodhej në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img