11.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Personat e verbër duhet të gëzojnë të drejta dhe mundësi të plota

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin e shënimit të Javës së Njeriut me Shkop të Bardhë, ka ritheksuar domosdoshmërinë e rritjes së vëmendjes dhe përkujdesjes institucionale për personat e verbër dhe me të pamur të dëmtuar.

Sipas tij, edhe kjo kategori e shoqërisë sonë duhet të gëzoj të drejta dhe mundësi të plota si të gjithë qytetarët e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike të Kosovës, në vitin 2012 është miratuar Ligji për Personat e Verbër, duke nisur kështu edhe punësimi i tyre nëpër institucione”.

“Ne do të vazhdojmë të avokojmë për kushte më të mira për këtë kategori të shoqërisë, edhe nga pozicioni opozitar, por edhe përmes ofrimit të ndihmës konkrete në nivel lokal, në komunat ku qeverisim”./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img