14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi përkujton masakrën e Krushës së Madhe: Është plaga që i dhemb tërë Kosovës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar masakrën e Krushës së Madhe, ku forcat serbe vranë 243 civilë.

25, 26 e 27 marsi 1999 ishin ditët më të trishta për banorët e Krushës së Madhe. 24 vite më parë forcat serbe vranë e masakruan 243 civilë të pafajshëm të këtij fshati”, shkroi Krasniqi në një postim në Facebook.

Krasniqi tha se mungesa e vënies së drejtësisë për viktimat e kësaj masakre është plaga që dhemb aq shumë për tërë Kosovën.

Megjithatë, gratë e Krushës së Madhe, përkundër që humbën më të dashurit e tyre, gjetën forcën të ringrihen me punë e dashuri për vendin, duke u bërë shembull i mosdorëzimit. Lavdi për të rënët e Krushës së Madhe!”, shkroi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img