18.4 C
Pristina
Friday, October 4, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Përgjegjës për nepotizëm, Mustafa e Veseli

Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës, ka thënë se përgjegjës për nepotizëm janë ata që sot e kanë nënshkruar marrëveshjen me ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Ruari O`Conell, duke iu referuar tërthorazi Mustafës e Veselit.
Ai ka thënë se këtë e dëshmon njëri nga përgjimet, kurse thotë se duhet shikuar edhe ndryshimet që janë bërë në ATK dhe në ministritë që drejtohen nga LDK-ja.
Lexoni postimin e plotë të Krasniqit:
AMBASADORI O’CONNELL-I KA TË DREJTË, POR…?!
Nga Jakup Krasniqi
Pajtohem plotësisht me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar se: “Nepotizmi është një kancer që mbyt shtetin.. Nëse praktika e punësimit të kandidatëve të papërshtatshëm vazhdon, kjo do ta shkatërroj Kosovën dhe këtu nuk ka asnjë dyshim.”
Po, çka ka kontestuese këtu? Kontestuese është se me aktoret me të cilët ambasadori e ka nënshkruar Memorandumin, janë përgjegjësit kryesor të “nepotizmit që po e mbytë shtetin”. Për njërin po e dëshmojnë përgjimet, ndërsa për tjetrin, shikoni sesa ndryshime janë bërë në ATK dhe në ministritë e tjera që drejtohen nga LDK-ja! E njëjta praktikë është ndjekur nga partitë e koalicionit qeverisës edhe në nivelin lokal gjatë gjithë këtyre viteve.
Ky Memorandum sa do i mirë që të jetë, mund do të mbetet vetëm në letër, si shumë përpjekje të deritashme. Pasi praktika shumëvjeçare, por edhe kjo dyvjeçare e koalicionit qeverisës, ka treguar e po tregon, se këta njerëz tjetër flasin e krejt tjetër veprojnë! Këta nuk përtojnë të nënshkruajnë, gjithçka që ju ofrohet por veprimet i bëjnë sipas “ligjeve të pa shkruara të klaneve partiake”.
Sigurisht që duhet përshëndetur përpjekja e ambasadorit, O’Connell, por dyshoj se edhe këtë shpejt do ta mbulojë pluhuri në sirtarët e errtë të qeverisë! Këta njerëz, as nuk donë e as nuk dinë të qeverisin ndryshe!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img