19.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi për masakrën e Studimes: Ato krime nuk do të vjetrohen asnjëherë, nuk do të rreshtim së kërkuari drejtësi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se masakra e Studimes ku u masakruan 116 civilë të paarmatosur dhe mbi 400 masakra tjera bë gjithë Kosovën tregojnë më së miri se kush ishte agresori dhe kush ishte viktima gjatë luftës së vitit 1998-99 në Kosovë.

Përmes një statusi në Facebook, Krasniqi tha se paramilitarët serbë nuk kursyen as fëmijët e të moshuarit gjatë realizimit të gjenocidit në Kosovë.

“24 vite më parë, në Studime të Vushtrrisë nga policia dhe ushtria serbe u vranë dhe u masakruan 116 civilë të pafajshëm dhe të paarmatosur, burra, gra, djem dhe vajza. Paramilitarët serbë nuk kursyen as fëmijët dhe të moshuarit – në planin e tyre për realizimin e gjenocidit në Kosovë”.

Sipas krye-opozitarit, masakra e Studimes, krahas mbi 400 masakrave të tjera të realizuara në të gjithë Kosovën, janë dëshmitë më të fuqishme mbi atë se kush ishte agresori e kush viktima gjatë luftës së vitit 1998/99.

“Përkundër kësaj, edhe sot, 24 vite më pas, asnjë nga kriminelët serbë, ekzekutor apo urdhërdhënës, nuk ka dalë para drejtësisë vendore apo ndërkombëtare për të dhënë përgjegjësi për krimet e kryera”, ka shkruar tutje Krasniqi.

Megjithatë ai thotë se këto krime nuk do të vjetrohen asnjëherë.

“Për familjet e viktimave, ne si qytetarë të Kosovës, për shtetin tonë – një gjë është e sigurtë: këto krime nuk do të vjetrohen asnjëherë dhe ne nuk do të rreshtim së kërkuari drejtësi”, thotë i pari i PDK-së.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img