16.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Kosova të kërkojë ekstradimin e terroristëve serbë, aleatët të rrisin presionin që Serbia t’i dorëzojë ata

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në fjalimin e tij në seancën e sotme plenare ka folur për sulmin terrorist nga grupi i armatosur serb ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Krasniqi ka bërë thirrje që Kosova të kërkojë ekstradimin e terroristëve serbë dhe bashkësia ndërkombëtare ta rris presionin që Serbia t’i dorëzojë ata.

“Prandaj sot para të gjithave është e rëndësishme që Kosova të kërkojë ekstradimin e terroristëve që planifikuan e realizuan sulmin mbi shtetin tonë. Në këtë aspekt kërkojmë edhe mbështetjen e aleatëve tonë ndërkombëtarë që duhet të rrisin presionin mbi Serbinë për t’i dorëzuar ata”, tha Krasniqi.

Krasniqi më tej ka thënë se terroristët duhet të marrin dënimin e merituar dhe sipas tij, kjo është detyrë morale pas humbjes së jetës të rreshterit Bunjaku.

“Sepse ata duhet të marrin dënimin e merituar për krimin që realizuan në Kosovë. Heroi ynë i rënë, rreshteri Afrim Bunjaku, meriton drejtësi dhe është detyra jonë morale që të sigurojmë përgjegjësit që të përballen me pasoja”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img