25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Fatkeqësisht kemi një kryeministër dhe shumë ministra që ndërmarrin veprime anti-kushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 15 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës ka thënë se kjo është pasqyrë e vlerave bashkëkohore të shoqërisë sonë, që bazohen në rend dhe ligj.

Edhe sot, Krasniqi kritikoi kabinetin qeveritar për, siç thotë ai, veprimet anti-kushtetuese që kanë marrë që disa herë.

“Për fat të keq, sot në Qeveri kemi një kryeministër dhe shumë ministra që disa herë kanë ndërmarrë veprime anti-kushtetuese, nga përpjekja për ta vënë nën kontroll dhe për ta cenuar integritetin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, ndërhyrja e MASHTI-t në kompetencat e nivelit lokal, si dhe cenimi i lirisë së lëvizjes së qytetarëve gjatë pandemisë, e një varg shkeljesh tjera që janë duke u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar Krasniqi.

“Megjithatë, PDK mbetet e përkushtuar ta mbrojë dhe ruaj këtë akt thelbësor të shtetësisë së Republikës sonë, duke denoncuar çdo veprim që bie ndesh me dispozitat themelore dhe rendin tonë kushtetues”, ka shtuar Krasniqi./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img