14.5 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Fajin gjithmonë e kërkojmë tek të tjerët, e kurrë te vetja!

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi është kthyer në kohën e Fan S.Nolit dhe revolucionit të vitit 1924.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka shkruar se njeriu për çdo veprim të tijin ka aftësi ta gjejë një arsyetim?!

Më poshtë postimi i Krasniqit:

PAS MISIONEVE TË PA REALIZUARA NOLI JU KTHYE SHKENCËS DHE FESË!

Pas misioneve, jo të gjitha të realizuara, Noli iu kthye ngritjes intelektuale, ku për se dyti do ti kthehej studimeve për veprën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe Betovenit dhe Revolucionit Frëng. Në Shqipëri nuk u kthye më asnjëherë, ashtu siç nuk ishte kthyer pas largimit as në fshatin e lindjes. Arsyeja ishte se fshati ishte tepër larg Shqipërisë, por edhe për faktin se ju përkushtua me tërë qenien çështjes shqiptare. Dhe nuk ka dyshim, ai kontribuoj shumë dhe në shumë fusha të jetës për Shqipërinë e shqiptarët. S’ka dyshim, pas Revolucionit të Qershorit. Noli qe edhe i zhgënjyer, ndoshta edhe për faktin se ai kishte bindjen se: “Liria mprohet nga shkelësit e huaj me trimëri e pushkë, nga shkelësit e brendshëm me trimërinë e shpirtit; me kurajën civile e cila është më e lartër se e para”.

Cila është kurajo civile sot tek ne?)

Ndoshta dështimin e tij duhet ta kërkojmë të filozofia e shqiptarëve e cila është më shumë se oportuniste.

Ndonëse më vonë i analizon mirë arsyet e dështimit të Revolucionit të Qershorit 1924. Katër vite pas largimit nga Shqipëria, ai do të shkruan se ishin dy arsye pse kishte “ikur” revolucioni i qershorit, ai shkruan:

“Po kemi bërë dy lajthime fatale, të cilat duhet t’i njohim: me tradhëtorët e brendshme, me kllasin e bejlerëve, kemi mbajtur një politikë oportuniste në vënt që t’i lëftonim me sistem, pa mëshirë e pa pushim. Kllasën e katundarëve s’jemi përpjekur aspak ta organizonim e ta kishim si bazë. Ndofta do të ishim mundur edhe pa këto lajthime, po me këto lajthime kemi vrarë vetëveten”.

Pas shumë dekadash, shtrohet përseri pyetja: ku e vranë vetën pjestarët e Lëvizjes Kombëtare për Çlirim?!

Në artikullin në fjalë, Noli është i bindur se feudalët nuk i donte populli, se ata, pra, si Esatin më heret, ashtu dhe Zogun më vonë i kishin mundur, por kishin qenë të huajt që i mbanin në pushtet. Vërtetë të huajt e sollen Zogun në pushtet, por këta të sotmit kush po i vendos në pushtet?! Ndërsa, Faik Konica pasi Zogu u shpall mbret, ashtu si u shpall, tha: populli po e “donë”, ndoshta këtë e tha për të filluar një rrugë të “re” se bashku me mbretin?!

Njeriu për çdo veprim të tijin ka aftësi ta gjejë një arsyetim?! Ndërsa, ne, fajin gjithnjë e kërkojmë te të tjerët e kurrë brenda vetes sonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img