17.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: E frikshme se si janë krijuar kontigjentë me njerëz që politikisht mendojnë si idiotë

Milazim Krasniqi, profesor universitar në UP, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar zhvillimet e fundit, posaçërisht komentet kundër NATO-s e ShBA-së.

Ai ka shkruar se është e trishtueshme që si shoqëri është lejuar të krijohen kontigjentë të mëdha të njerëzve që politikisht mendojnë si idiotë.

“Është e trishtueshme që si shoqëri kemi lejuar të krijohen këto kontigjente të mëdha të njerëzve që politikisht mendojnë si idiotë. Është dashur të gjendej mënyra e duhur që të edukoheshin drejt politikisht. Pra, është dashur t’i bënim të kuptonin edhe këto gjëra:

1. Kosova është çliruar nga NATO, 2) Marrëveshja Ushtarake-Teknike e NATO-s me Jugosllavinë i ka larguar forcat serbe nga Kosova, 3. Rezoluta 1244 është në fuqi dhe KFOR në kuadër të saj është kompetent për sigurinë e vendit tonë, 4. Kosova si shtet mund të mbijetojë vetëm kur e ka mbrojtjen e SHBA dhe të NATO-s dhe prandaj duhet të jetë lojale ndaj tyre.” – shkroi ndër të tjera Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img