17.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

KQZ sot informohet nga institucionet e drejtësisë nëse kandidatët kanë probleme me ligjin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe institucioneve të tjera lidhur me verifikimin e mbi 4 mijë kandidatëve që synojnë t’i futen garës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Ky afat i vendosur nga KQZ,  përfundon sot.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se KQZ pret edhe sot nga këto institucione për të dhënë opinionet e tyre për kandidatëve që synojnë të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

“Ne kemi kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që të na dërgojë emrat nga lista e kandidatëve, nëse ndonjëri nga kandidatët është i dënuar me vendim përfundimtar për vepër penale nga gjykata në tri vitet e fundit”, ka thënë Elezi për “Indeksonline”.

Në rast të mos certifikimit të ndonjë kandidati, palët mund të paraqesin ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pas së cilit çështja mund të shkojë deri në Gjykatën Supreme.

Ai ka bërë me dije se i gjithë ky proces pritet të përfundojë më 6 shtator, për t’i hapur pastaj rrugë tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike më 8 shtator.

Ndryshe, neni 29 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme specifikon se kandidat për zgjedhje nuk mund të jetë një person i shpallur fajtor për vepër penale me vendim përfundimtar nga gjykata në tri vitet e fundit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img