22 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Kovaçevski: Ballkanit Perëndimor nuk i duhen kufijtë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës në Beograd ka thënë se Ballkanin Perëndimor e sheh si rajon pa kufi.

“Ne nuk na duhen kufi, unë e paramendoj Ballkanin Perëndimor pa kufij dhe të integruar në Bashkimin Evropian”, tha Kovaçevski.

Tutje kryeministri maqedonas tha vendet e Ballkanit kanë qenë të vetmet që nuk kanë pasur kufi mes vete ndërkohë që tani janë të vetmet që kanë kufi mes vete duke shtuar se këta kufij janë “burim i korrupsionit”.

“Pyetja për kufijtë është pyetja ime e preferuar. Unë gjithmonë e jap përgjigjen e njëjtë, nuk ka çmenduri më të madhe nga kufijtë në Ballkan. Ne kemi qenë shtete të vetme që mes vete nuk kemi pas kufi, ndërkohë që tani jemi të vetmit që mes vete kemi kufij. Do të thotë se në rast se dilni nga këtu në veri, në Horgosh, vetëm 200 kilometra nga këtu, kufij nuk keni deri në Skandinavi. Ndërkohë në rast se dëshironi të shkoni në Ballkan në çdo 100 kilometra keni kufi dhe pikërisht për këtë, në rast se ka ndonjë projekt që nuk e dua, kur më vijnë nga BE-ja për financim, ajo është përparimi i kontrollit kufitar. Ne nuk na duhen kufij, unë Ballkanin Perëndimorë e paramendoj si rajon pa kufij, të integruar në Bashkimin Evropian…Kufijtë aktual janë burim i korrupsionit dhe asgjë tjetër”, përfundoi Kovaçevski./alsat/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img