25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Kosova synon të anëtarësohet me të drejta të plota në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla po merr pjesë në Konferencën Ministrore të Frankofonisë, e cila si temë qendrore ka “Qeverisja e mirë: Garancia e stabilitetit politik, ekonomik dhe kulturor për qytetarët frankofonë”.

Sipas njoftimit të ministrisë, Kosova është anëtare e asociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe statusin e vet synon ta avancojë në anëtar me të drejta të plota në Samitin e ardhshëm të kësaj organizate, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Francë.

“Në margjinat e kësaj konference dyditore, Ministrja Gërvalla po shfrytëzon mundësinë e takimeve me shumë përfaqësues të shteteve anëtare Frankofone nga Afrika dhe jo vetëm, kryesisht shtete që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, me qëllim lëvizjen e tyre në drejtim të njohjes sa më parë të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Kosova është bërë anëtare e asociuar në Organizatë Ndërkombëtare të Frankofonisë pesë vite më parë, në Samitin e 17-të që i zhvilloi punimet në Jerevan të Armenisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img