12.3 C
Pristina
Thursday, October 10, 2024

Buy now

spot_img

Kosova nuk ka hequr dorë nga stadiumi “Adem Jashari”

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka paraqitur stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, si arenën ku Përfaqësuesja do t’i zhvillojë ndeshjet si vendase gjatë eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”. Por, zyrtarë të saj thonë se nuk kanë hequr dorë nga ideja që ndeshjet të luhen në Kosovë, në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës.

Ky stadium nuk është gati, ka ende punë për të plotësuar kriteret e FIFA-s dhe UEFA-s, por deri më 6 tetor, kur Kosova e luan ndeshjen e parë si vendase në këto eliminatore, FFK-ja beson se do të kompletohet, shkruan Koha Ditore.
Sipas tyre, Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit ka marrë të gjitha masat që t’i kryejë në kohë punët. Ndeshjen e parë eliminatore Kosova e luan në udhëtim. Më 5 shtator luan kundër Finlandës në Helsinki, ndërkohë në ndeshjen e dytë është vendase. Më 6 tetor e pret Kroacinë.
Në Grupin I eliminator janë edhe Turqia, Islanda e Ukraina.
“Ne për eliminatore e kemi të gatshëm stadiumin, pasi e kemi dorëzuar kërkesën në FIFA për t’i luajtur ndeshjet si vendas në Shkodër, gjë që tashmë është aprovuar. Por, po shpresojmë që të jetë i gatshëm stadiumi në Mitrovicë për ndeshjen e parë si vendas”, është shprehur nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img