11.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

Kosova mposhtet nga Italia

Kombëtarja U19 e Kosovës ka humbur ndeshjen e dytë në Evropianin për hendbolliste që po zhvillohet në Prishtinë.

Të dielën mbrëma, Kosova humbi nga Italia me rezultat 41:17.

Vajzat tona janë munduar të japin më të mirën, por kanë bërë gabime të shumta dhe kjo kushtoi në fund. Kanë kushtuar edhe përjashtimet me dy minuta, por edhe lëshimet e shumta teknike, që vinin kryesisht nga ngutja.

Italia ka luajtur ndeshjen e parë dhe ka dëshmuar se është në mesin e favoriteve.

Më tepër nga vajzat tona pritet në ndeshjen e së hënës mbrëma ndaj Britanisë së Madhe.

Ndeshja me Britaninë zhvillohet prej orës 19:00.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img