10.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Kosova me rezultate të këqija në PISA, Nagavci: Kanë qenë të pritshme, për shkak të pandemisë nxënësit kanë pasur rënie

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se rezultatet e testit PISA ku Kosova u rendit pothuajse në vendet e fundit, kanë qenë të pritshme.

Në një konferencë për media të martën ku u prezantuan këto rezultate, Nagavci është shprehur se ky cikël i testimit është organizuar në periudhën menjëherë pas pandemisë, ku mësimi është zhvilluar me shumë vështirësi në Kosovë.

“Në testin PISA 2022, nga Kosova kanë marr pjesë gjithsej 6 mijë 27 nxënës nga 229 shkolla. Rezultatet të cilat janë bërë publike sot kanë qenë të pritshme, duke pasur parasysh se në këtë cikël të testimit që u organizua në pranverë të vitit 2022, kemi pasur një situatë menjëherë pas pandemisë kur mësimi u zhvillua me vështirësi të madha nga distanca dhe me ndërprerje”.

“Ka qenë e pritshme edhe nga raportet vendore por edhe nga studimet e ndryshme ndërkombëtare, është konstatuar se për shkak të situatës së pandemisë nxënësit kanë pësuar rënie në të nxënë dhe këto janë dëshmuar në testime të ndryshme”, ka deklaruar ministrja.

Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022. Kosova ka zënë vendin e 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, vendin e 77-të nga 80 për shkencë dhe më së miri ka performuar në matematikë, duke u renditur e 73-ta nga 80 vende.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img