12.3 C
Pristina
Thursday, October 10, 2024

Buy now

spot_img

Kosova kthehet me fitore

Ekipi përfaqësues i Kosovës mundi seleksionin e lojtarëve të NCAA – Athletes in Action, me rezultat 88:81.
Në këtë ndeshje, ekipi kosovar u paraqit me njëmbëdhjetë lojtarë vendorë, dhjetë prej të cilëve u aktivizuan në lojë.
Selektori Krasniqi vendosi të mos e aktivizojë në lojë Dardan Berishën, i cili mori në goditje dhe lëndim të lehtë dje në ndeshjen ndaj kundërshtarit më të fortë të këtij turneu – universitetit Kansas State.
Në ndeshje janë inkuadruar edhe lojtarët e rinj, nga të cilët lojën më të mirë e tregoi Leonard Mekaj, i cili shënoi 20 pikë, 4 kërcime, 4 asistime dhe 3 topa të vjedhur për vetëm njëzetë minuta lojë, ndërsa pikë të dyfishta shënuan edhe Granit Rugova (18), Drilon Hajrizi (12), Yll Kaçaniku (11) dhe Gazmend Sinani (10).
Ekipi do të kthehet në Prishtinë, për tu përgatitur për fazën e fundit të ndeshjeve testuese, kundër përfaqësueseve të Katarit dhe Qipros, më 23 dhe 24 gusht në Nikozi, para ndeshjes së parë kualifikuese kundër Sllovenisë, në Lubjanë më 31 gusht.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img