14.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

“Kosova është shtet i pavarur, jemi më afër themelimit të Asociacionit”, krejt çka tha Escobar në Beograd

Propozimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përfaqëson mundësinë më të mirë për rajonin për të ecur para dhe palëve u bëj thirrje të jenë shumë seriozë në synimin e arritjes së marrëveshjes, tha Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, në një konferencë për media në Beograd, shkruan Insajderi.

Jo vetëm Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë prapa këtij Plan-Propozimi, siguroi Escobar, “por edhe i tërë komunitet Trans-Altantik”.

Marrëveshja e BE’është për normalizim të marrëdhënive dhe jo për njohje të ndërsjellë, qartësoi sërish diplomati amerikan. Por, edhe një gjë tjetër duhet të jetë e qartë, tha ai, “se përnga perspektiva amerikane, Kosova është shtet i pavarur me integritet territorial dhe sovranitet”.

“Ne besojmë se i tërë rajoni do të përfitonte nga njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, potencoi emisari.

“Nëse flasim rreth asaj se nga është drejtuar Kosova, në çfarë derjtimi në kuptimin e strukturave të integrimit, ne definitivisht duam ta shohim Kosovën në procesin e integrimeve evropiane, sepse kjo do të ishte në benefitin e të gjithëve në rajon”.

Në lidhje me takimin e Nivelit të Lartë në Ohër, ai tha se nuk pret që aty të ketë nënshkrim të marrëveshjes, por se pret që palët të pajtohen për rrugën para.

Escobar sërish kërkoi zgjidhjen e çështjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, për të cilën tha se serbët “kanë nevojë për të”.

“Çfarë ne do të donim të shihnim në Ohër është pajtimi që Asociacioni është një hap i rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Dhe kur flas për këtë si kërkesë, nuk dua të provokojë konfrontim ose ta vendos atë si sfidë”, përcjell Insajderi.

“Fakti është se Asociacioni është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit, është pjesë e konkluzioneve të miratuara nga Këshilli Evropian, është pjesë e politikës së ShBA-së. Asociacioni do të bëhet, pyetja e vetme është se kur do të ndodh se sipas cilit model të aplikohet”, tha Gabriel Escobar.

 

Gjithashtu, Escobar u bëri thirrje përfaqësuesve politikë të komunitetit serb në Kosovë që të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të shpallura në katër komunat veriore më 23 prill si dhe të kthehen në institucionet nga ku janë larguar.

“Në lidhje me pritshmëritë tona nga Ohri, kur kjo temë të jetë në agjendë, ne presim dhe do të donim të shihnim pjesëmarrjen më të madhe të mundshme të serbëve në zgjedhjet e Kosovës”, tha ai.

Sa për Asociacion, Escobar u shpreh optimsit se “jemi shumë më afër se sa para disa javëve”, raporton Insajderi.

“Mund të them se jemi [më afër]. Bisedimet tona me Qeverinë e Kosovës po bëhen ditë e më realiste e më produktive. Ata kanë nisur të kuptojnë se kjo pjesë ësht ligjërisht e detyrueshme e marrëveshjes, dhe marrëveshja në përgjithësi do t’i çojë ata më afër Evropës. Jemi shumë me afër se ç’ishim para disa javëve”.

Por, edhe përtej Plan-Propozimit të BE’së, Asociacioni duhet të formohet pavarësisht asaj, tha gjithashtu ai.

“Gjithçka për çka tashmë është pajtuar nuk do të diskutohet më tutje, dhe kjo përfshinë edhe Asociacionin. Çfarë duhet të arrihet sipas Marrëveshjes së Brukselit duhet të bëhet dhe është koha të bëhet”.

Sipas Escobar, Asociacioni duhet të bëhet edhe po qe se nuk ka marrëvehsje të re.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img