5 C
Pristina
Thursday, December 12, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca: Prokuroria të hetoj përgjimet

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka komentuar sot gjatë një konference për media publikimin e një bisede në të cilën dëgjohet shefi i GP të PDK-së, Adem Grabovci.
Ai ka akuzuar presidentin Hashim Thaci dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli se janë siç ka thënë ai, dy shtyllat e krimit të organizuar në Kosovë, raporton Indeksonline.
“Ne si popull ishim dëshmitar për përgjimet që nuk janë të paligjshme, por me autorizim të gjykatës në to kuptohet e vërteta e cila është kjo se në Kosovë ekziston skema e shtetit të kapur, dy shtyllat e krimit të organizuar në vend janë Thaçi e Veseli, kurse dora e zgjatur është Adem Grabovci, ai konsultohet me këta dhe organizon punësimin  në agjenci të pavarura të shtetit”, ka thënë Konjfuca.
Sipas tij, këto agjenci vihen në shërbim të klanit të Thaçi-Veseli.
“Siç dihet shumë mirë mekanizmi lehtësues është koalicioni qeverisës LDK në krye me Isa Mustafën. Këta njerëz siç po vërehen sipas publikimeve tregojnë se këta njerëz janë të shantazhuar prej korrupsionit në të cilin janë të zhytur, situata kriminale në të cilën ata ndodhen nuk i bënë njerëzit me punu në interesin e kombit por që kombin ta shesin për interesa personale”, ka thënë tutje Konjufca.
Ai ka vlerësuar se kjo është një arsye më shumë që tregon se vendimet e tyre nuk duhet marr seriozisht dhe nuk duhet pranuar, por rishqyrtuar.
“Këta njerëz me këto veprime duhet ti rrëzoj populli dhe qytetarët. Ftojmë prokurorinë ta hetojnë këtë rast, kësaj radhe drejtësia nuk ka nevojë për fakte sepse dëshmitarët kryesor janë ata që vet kanë fol”, ka shtuar Konjufca. /Indeksonline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img