11.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca: Lufta heroike e Jasharajve lëvizi edhe bashkësinë ndërkombëtare

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka vizituar kullën e Jasharajve bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në shënim të Epopesë së UÇK-së.

Konjufca ka thënë se ngjarja e 5,6 e 7 marsi është ndër më të rëndësishmet në historinë e kombit shqiptarë.

Sipas tij kjo ngjarje lëvizi edhe bashkësinë ndërkombëtare, e cila e kuptoi më mirë luftën e drejtë kundër okupimit serbë.

“Rrënjët e vërteta të UCK janë në luftën heroike e të lavdishme të familjes Jashari kudër okupatorit serbë. Jemi këtu për nderura Epopenë e UÇK, sepse pas kësaj lufte heroike dhe pas flijimit të familjes Jashari, UÇK u bë i gjithë populli i Kosovës, përveç kësaj edhe bashkësia ndërkombëtare lëvizi dhe e kuptoi më mirë, më drejtë luftën tonë të domosdoshme e cila ishte luftë mbrojtëse dhe luftë për çlirim prej pushtuesit serbë”, ka thënë Konjufca.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img