21.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Konfiskohen mbi 8 kg marihuanë dhe arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotikë, pas një hetimi disamujor, dje ka arritur të arrestojë tre persona, nën dyshimin e bazuar se po merreshin me kontrabandim të substancave narkotike.
Gjatë kontrollit të Policisë kufitare dhe bazuar në informacionet e siguruara nga DHTN, zyrtarët policorë fillimisht kanë ndaluar një veturë Mercedes, pronë e dy personave të dyshuar, në të cilën gjatë kontrollit sipërfaqësor është vërejtur se ka të fshehur substancë narkotike.
Zyrtarët policorë kanë bërë arrestimin e tre personave të dyshuar të cilët dyshohet se kryenin veprat penale ‘blerje , posedim, shitje ose shpërndarje e  paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose  analoge’ nga neni-273 dhe ‘pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar’ neni-283.
Personat e arrestuar në këtë rast janë: U. M. i lindur me 1984, R. M. i lindur me 1982 dhe A. H. i lindur me 1985.
Gjatë këtij operacioni janë konfiskuar: 26 paketime 8453 gramë marihuanë, vetura Mercedes, vetura Peugeot, tre telefona dhe 110 euro.
Me urdhër të prokurorit personat e arrestuar ndalon në qendrën e ndalimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img