10.6 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Buy now

spot_img

Konfirmohet, Xhaka do të jetë kapiten ndaj Kosovës e Anglisë

Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, do të jetë kapiten sërish te Zvicra. 

Mesfushori i Arsenalit mungoi në ndeshjet e fundit te “Helvetikët”, teksa Xherdan Shaqiri barti shiritin e kapitenit.

Mirëpo, shiriti i kapitenit do t’i kthehet sërish Xhakës në ndeshjet e marsit.

Njërën nga ndeshjet miqësore, Zvicra do ta zhvillojë më 29 mars ndaj Kosovës.

“Ne do t’i drejtohemi pyetjes së kapitenit përsëri në detaje”, tha fillimisht përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, teksa më pas e bëri të qartë: “Nuk do të bëjmë ndonjë ndryshim të madh”.

Sipas “Blick”, kjo nënkupton se shiriti i kapitenit do të kalojë nga Shaqiri te Xhaka. 

“Shaqiri kishte ndeshjet e tij si kapiten, mori përgjegjësinë dhe e dorëzoi. Por, nuk është e rëndësishme që ai të mbajë shiritn në krah, e rëndësishme është që të gjithë të marrin përgjegjësinë”, deklaroi Yakin.

Përveç Kosovës, Zvicra më 26 mars do të luajë ndaj Anglisë në “Wembley”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img