11.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Konfirmohet interesimi i dy klubeve angleze për Mudryk, Shakhtari i vendos një çmim të lartë ukrainasit

Carlo Nicolini ka thënë se shitja e Mykhaylo Mudryk gjatë afatit kalimtar të janarit nuk është e planifikuar.

Ukrainasi vlerësohet si një nga futbollistët më e rinj më të mirë, falë paraqitjeve të tij për Shakhtar Donetskun dhe Ukrainën.

6 gola dhe 7 asistime është kontributi i Mudrykut këtë sezon, pas 11 paraqitjeve në total.

Edhe para paraqitjeve të tij të fundit, 21-vjeçari kishte tërhequr interesimin e gjigantit anglez, Arsenalit.

Në javët e fundit është raportuar se Shakhtari mund të lejojë largimin e lojtarit, nëse ndonjë klub ofron afro 40 milionë euro.

Megjithatë, Carlo Nicolini, i cili ka rolin e ndihmësit të shefit ekzekutiv te klubi ukrainas, ka lënë të nënkuptohet se për shitjen e Mudrykut kërkohet një çmim shumë më i lartë.

Duke folur për “Calciomercato’s TV Play”, ai tha: “A mjaftojnë 40 milionë euro për ta blerë atë? Ne nuk flasim për këto shifra. As për 50 milionë euro, ne as nuk e thërrasim presidentin për të komunikuar ofertën. Ne e vlerësojmë Mudrykun më shumë se Antony i Manchester United, i cili kushtoi 100 milionë euro”.

“Ne nuk jemi të detyruar të shesim, nuk duam të bëjmë fenomene. Nuk duam të gjuajmë shifra që nuk janë realiste. Por, në këtë skuadër, ai është më vendimtari. Nëse doni të merrni disa lojtarë që bëni një ndryshim në klubet kryesore, ju gjithashtu keni nevojë për paratë e duhura”, shtoi Nicolini.

Carlo Nicolini tutje konfirmoi se përveç Arsenalit, interesim për yllin e skuadrës së Shakhtarit ka shprehur edhe Manchester City.

“Italianët sjellin propozime të ulëta, ne nuk ulemi as të negociojmë, ka shumë kandidatë anglezë, janë spanjollët në detyrë, francezët në detyrë, por tani duhet shuma e duhur për ta shitur. Së bashku me [Kylian] Mbappe, [Rafael] Leao dhe [Carlos] Vinicius, Mudryk është lojtari më i fortë në atë pozicion.

“Arsenali dhe Manchester City janë dy prej klubeve që kanë shprehur interesim, por ka edhe klube të tjera që mund të shpenzojnë menjëherë”, deklaroi Nicolini.

Mudryk ka një kontratë të vlefshme me Shakhtar Donetskun deri në dhjetor të vitit 2026.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img