11.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Komunikatat e VV’së “Rugova kolaboracionist”, “Thaçi tradhtar”, “NATO s’intervenoi për çlirimin e Kosovës”, Hamiti: Të paskrupulltë

Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar për komunikatat që Lëvizja Vetëvendosje i ka lëshuar gjatë kohës sa ishte në opozitë, e sidomos para se të jetë subjekt politik.

Hamiti tha se VV-ja e ka quajtur Ibrahim Rugovën si “kolaboracionist”, e Hashim Thaçin si “tradhtar”.

Ndërkaq, Hamiti thotë se “VV-ja besonte se NATO nuk ka intervenuar për çlirimin e Kosovës”.

“Kur Vetëvendosje e quante Ibrahim Rugovën ‘kolaboracionist’, Hashim Thaçin ‘tradhtar të kombit’, në janar të vitit 2006. “Intervenimi i NATO-s nuk është bërë për ta çliruar Kosovën”, në një kumtesë të vitit 2010”.

“Denigruesit e paskrupullt të Ibrahim Rugovës, Hashim Thaçit dhe NATO-s, Albin Kurti dhe Vetëvendosja e tij, janë në pushtet sot në Kosovë! Bashkë me satelitët e vet guximtarë”, ka shkruar Hamiti në Facebook, të dielën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img