8.8 C
Pristina
Monday, October 7, 2024

Buy now

spot_img

Komisioni Shtetëror me “fakte tjera për Demarkacionin” (Foto)

Kur kanë mbetur shumë pak ditë kur në Kuvendin e Kosovës pritet të votohet ratifikimi i marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, vazhdon të paraqesë ato që ata i quajnë “fakte të cilat dëshmojnë se Kosova nuk ka humbur territor nga kjo marrëveshje”.
“Duke iu referuar dokumenteve kushtetuese, ligjore e hartografike, si dhe praktikave të ndjekura nga të gjitha shtetet në procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë, Komisioni ka konfirmuar se është shumë e paqëndrueshme dhe e pakuptimtë kur thuhet se “nuk është humbur territor i komunës por është humbur territor i shtetit!”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e Komisionit.
Ja komunikata e plotë:

Komunikatë e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror
Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror përmes argumenteve të plota ka hedhur poshtë një prej pretendimeve më absurde që kanë qarkulluar deri më tani në kauzën politike kundër procesit të shënjimit të kufirit me Malin e Zi.
Duke iu referuar dokumenteve kushtetuese, ligjore e hartografike, si dhe praktikave të ndjekura nga të gjitha shtetet në procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë, Komisioni ka konfirmuar se është shumë e paqëndrueshme dhe e pakuptimtë kur thuhet se “nuk është humbur territor i komunës por është humbur territor i shtetit!”.
Komisioni ka dëshmuar katërçipërisht se:
1. Nuk ka territor të shtetit që nuk është territor brenda një komune të caktuar.
2. Nuk ka territor të komunës e që ai territor nuk i takon shtetit dhe se shuma e territoreve të komunave e përcakton territorin e shtetit, përkatësisht sipërfaqen e Kosovës.
3. Dhe se, secila komunë e ka territorin e regjistruar me të gjitha pronat private, shtetërore, publike, shoqërore, fetare.
Po ashtu, janë hedhur poshtë pretendimet pa asnjë bazë se në zonën kufitare, ka hapësira të paregjistruara (tokë të askujt – terranullius)
Komisioni, po ashtu, ka numëruar taksativisht të gjitha llojet e parcelave, të tipit pronë shoqërore të regjistruara edhe parcelat e tipit pronë private që e prekin vijën kufitare me Malin e Zi.
Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror garanton që Republika e Kosovës nuk e rrezikon asnjë metër katror të sipërfaqes së saj dhe se ajo është në përputhshmëri të plotë me të gjitha dokumentet zyrtare nga Kushtetuta e vitit 1974 deri në vitin 2016.
Vija kufitare e komunave dhe shtetit të Kosovës është e pandryshuar në periudhën 1974-2016
Vija administrative ndërmjet katër komunave Junik, Deçan, Pejë dhe Istog të Kosovës dhe tri komunave Plavë, Berane dhe Rozhajë të Malit të Zi është njëkohësisht vija e kufirit ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi në periudhën 1974 deri më sot gusht 2016. Siç shkruan edhe në ligjin Kufijtë administrativ të komunave të Kosovës neni 3.1. Kufijtë administrativ të Komunës janë kufijtë administrativ të zonave kadastrale që e përbëjnë territorin e Komunës në pjesën që kufizohet me komunën fqinje ose përputhet me kufijtë administrativ shtetëror të Republikës së Kosovës.
Patjetër duhet kuptuar se të gjitha ish Republikat dhe Krahinat në ish Jugosllavi e kishin territorin e përbërë nga komunat. Kjo do të thotëse çdo parcelë së pari është pjesë përbërëse e Komunës e pastaj e Republikës përkatësisht e Krahinës. Edhe sot shtetet e krijuara nga shpërbërja e Jugosllavisë janë të përbëra nga komunat. Kufijtë komunal të ish-republikave dhe krahinave në ish-Jugosllavi, janë vendosur mbi parimin e vendbanimeve, të zonave kadastrale që i përkasin asaj komune, kështu është edhe sot në gusht të vitit 2016. Prandaj, nuk mund të humb territor shteti pa humb territor komuna.
Fakte:
1. nuk ka territor të shtetit pa qenë ai territor brenda komunës,
2. nuk ka territor të komunës e që ai territor nuk i takon shtetit,
3. secila komunë e ka territorin e regjistruar me të gjitha pronat private, shtetërore, publike, shoqërore, fetare.
Këto fakte nuk mund të injorohen e as të tjetërsohen nga askush.
Është shumë e paqëndrueshme dhe e pakuptimtë kur thuhet se nuk është territor i komunës por është territor i shtetit?!!!
Kuvendi i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, para dhe pas vitit 1974, sipas Ligjit e kishte autorizuar: Drejtorinë Krahinore të Gjeodezisë të KSA të Kosovës për matjet e terrenit të territorit të Kosovës dhe për zbatimin e ligjit për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, sikurse është Agjencia Kadastrale e Kosovës nga viti 2000.
Për shënjimin dhe mirëmbajtjen e vijës së kufirit, Komisioni shtetëror është bazuar në parimet botërisht të pranuara (Legaliteti, Regjistrimi dhe Uti posiddetis) dhe detyrimet që lindin në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në bazë të Deklaratës për Shpalljen e Pavarësisë.
Metodologjia e shënimit të vijës kufitare është konform parimeve ndërkombëtare të shënimit të vijës kufitare ndërmjet të ish Republikave dhe Krahinave pas shpërbërjes se Jugosllavisë. Gjithsesi shënimi i vijës kufitare është në përputhje të plotë me marrëveshjen Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës 2007qëështë dokument absolutisht i detyrueshëm, sepse përmban Marrëveshjen e shkruar dhe hartën me vijën kufitare shumë të qartë të cilat janë të arkivuara dhe në shfrytëzim.
Duhet sqaruar se ajo vijë kufitare në hartën e Marrëveshjes së cekur lartë është rikthim i vijës administrative të KSA të Kosovës të vitit 31 dhjetor 1988.
Mënyra e realizimit të parimit të legalitetit dhe regjistrimit është e sqaruar nëpërmjet fakteve të prezantuara për pronat të cilat prekin vijën kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës me Maline Zi por që njëkohësisht i takojnë territorit të Komunës së Pejës.
Përputhshmëria e të dhënave për territorin dhe sipërfaqen e Komunës së Pejës dhe të territorit të Republikës së Kosovës në periudhën 1974-1988-1999-2016 është konfirmim i drejtë i punës se Komisionit Shtetëror.
Në tabelën më poshtë janë të gjitha zonat kadastrale përgjatë vijës kufitare me sipërfaqet e tyre.
Sipërfaqja e përgjithshme e 18 zonave kadastrale përgjatë vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është 43,389 ha. Sipërfaqja e zonave kadastrale në komunat kufitare është si me poshtë
Komuna e Istogut (1 zonë kadastrale) me sipërfaqe 2,184 ha, Komuna e Pejës (14 zona kadastrale) me sipërfaqe 23,562 ha, Komuna e Deçanit (2 zona kadastrale) me sipërfaqe 10,175 ha, Komuna e Junikut (1 zonë kadastrale) me sipërfaqe 7,486 ha.

fakti1

Të gjitha 18 zonat kadastrale të komunave Junik,Deçan, Pejë, dhe Istog, e që shtrihen në brezin kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, që nga viti 1974 e deri më sot, nuk kanë pasur asnjëherë ndërrim të kufijve dhe sipërfaqeve të tyre.
Vlen të theksohet se i gjithë dokumentacioni origjinal që nga themelimi i kadastrit në këto komuna e deri më sot, gjendet në zyrat përkatëse të komunave. Në hartën 1. është paraqitur shtrirja e të gjitha zonave kadastrale të brezit kufitar.
Informacione mbi të dhënat për pronat të cilat shtrihen përgjatë vijës kufitare për komunën përkatëse janë marr nga Sistemi i Informacioneve Kadastrale të Tokave në Kosovë (SIKTK). Këto të dhëna, në kontinuitet janë azhurnuar nga viti 1974 e deri më sot gusht 2016. Të gjitha pronat brenda kufijve të zonave kadastrale të komunës përkatëse janë krijuar përmes matjeve gjeodezike. Këto prona brenda zonave kadastrale kanë qenë dhe janë të regjistruara si prona të personave fizik (privat) dhe juridik (ndërmarrje publike, komunale, shtetërore etj.). Mirëmbajtja nëpërmjet azhurnimit të vazhdueshëm të dhënave mbi pronat e paluajtshme, është bërë dhe bëhet vetëm në Zyrat Kadastrale të Komunës ku gjenden ato prona.

fakti2

Harta 1. Shtrirja e zonave kadastrale në brezin kufitar
Përgjatë vijës kufitare janë të regjistruara të gjitha llojet e parcelave, të tipit pronë shoqërore me sipërfaqe prej 10, 870 ha. Gjithashtu janë të regjistruara edhe parcelat e tipit pronë private qe e prekin vijën kufitare me Malin e Zi
Titullarët e pronave shoqërore e publike janë si më poshtë:
 PASURI SHOQËRORE – EKONOMIA E PYJEVE
 PASURI SHOQËRORE – BASHKËSIA E KOPERATIVAVE BUJQËSORE
 PASURI SHOQËRORE – DREJTORIA E KULLOSAVE, PEJË
 PASURI SHOQËRORE – KOSOVODRVO, PRISHTINË, ORGANIZATA PUNUESE GJERAVICA
 PASURI SHOQËRORE – UJRAT
 PASURI SHOQËRORE – RRUGËT
 PASURI SHOQËRORE – EKONOMIA PYJORE PROKLETIJA
 N.P.T. ELKOS SH.P.K.QIRAMBAJTJA 99 VITE
 PASURI SHOQËRORE – KUVENDI KOMUNAL, PEJË
 PASURI SHOQËRORE – E FSHATIT
Sqarim: Emërtimet e titullarëve të lartcekur janë ekstraktuar nga regjistri zyrtar i pronave të paluajtshme SIKTK-T.
Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, duke ofruar këto fakte dhe faktet e tjera, të ofruara qe nga fillimi i punës se tij, në kontinuitet garanton që Republika e Kosovës nuk e rrezikon asnjë metër katror të sipërfaqes së saj. E gjithë kjo është në përputhshmëri të plotë me të gjitha dokumentet zyrtare nga Kushtetuta e vitit 1974, sipas kufirit të KSA Kosovës me 31 dhjetor 1988 dhe gjendjes së tanishme 2016. Kjo vijë kufitare është në përputhje të plotë me Deklaratën e Pavarësisë të Republikës së Kosovës, më 17 Shkurt 2008, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës 2008 si dhe me rezolutën e Kuvendit të Kosovës2015.
Përputhshmëri e plotë e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi është edhe me gjithë dokumentacionin tjetër zyrtar të aprovuar dhe nënshkruar edhe nga kundërshtuesit momental të kësaj vije. Prandaj, Republika e Kosovës e ka territorin e përkufizuar për 1305 zona kadastrale brenda 38 komunave, dhe këto 38 komuna e përbëjnë shtetin e Republikës së Kosovës. Gjendja e tillë, nga Komisioni Shtetëror është e konfirmuar pa ndryshime për periudhën 1974-2016. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img