20.3 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Komisioni disiplinor i FFK-së dënon KF Istogun për dhunën në ndeshjen ndaj Suharekës

Komisioni disiplinor i FFK-së, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës ku shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së shtatë të Albi Mall Superligës dhe xhiros së pestë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2023-2024.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive, komisioni ka vendosur të dënoj skuadrën e KF Istogut me 800 eruo gjobë, për shkak të lëshimit në organizim të ndeshjes ndaj FC Suharekës, shkruan IndeksOnline.

“KF ”Istogu”. Lëshim në organizim, pas përfundimit të ndeshjes ka pasur hudhje të gjësendeve në fushë. Sipas raportit të delegati të ndeshjes Istogu-Suhareka 23 e zhvilluar në Istog me datë 23.09.2023. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 800 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).”, thuhet në vendimin e komisionit disiplinor të FFK-së./IndeksOnline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img