12.2 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Buy now

spot_img

Komandanti Ulutas në Beograd, KFOR tregon çfarë ka diskutuar me shefin e shtabit të ushtrisë serbe

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, MG Özkan Ulutaş, ka vizituar shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq, në Beograd.

Kështu thuhet në komunikatën e KFOR’it, të enjten.

“Komandanti i KFOR-it, MG Özkan Ulutaş, ka vizituar shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq, në Beograd. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për situatën e sigurisë në Kosovë dhe u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë”.

Kjo është vizita e dytë e Ulutas në Beograd që kur mori mandatin.

KFOR’i ka mandat të OKB-së për çështjen e sigurisë në Kosovë, e sidomos në veriun e vendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img