12.5 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Komandanti i KFOR-it takon shefen e Zyrës për Këshillin e Evropës, flasin për sigurinë dhe dialogun

Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka takuar sot shefen e Zyrës për Këshillin e Evropës, Mary Ann Hennessey.

Ata shkëmbyen mendime mbi një sërë temash, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij në OKB, bashkëpunimin e tij me misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe përpjekjet e vazhdueshme të sigurisë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Tutje KFOR përsëritë se është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img