17.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Komandanti i KFOR-it pret emisarin britanik: Diskutohet për situatën e fundit të sigurisë

Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash, është takuar me emisarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach në Prishtinë.

Në njoftimin e KFOR-it, thuhet se Ulutashi ka biseduar me Peachin për situatën e fundit të sigurisë.

“Ata shkëmbyen pikëpamje mbi trendet më të fundit të sigurisë, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe angazhimin e përditshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet në rajon”, thuhet në njoftim.

Emisari britanik, Stuart Peach gjatë ditës është takuar edhe me krerët e shtetit në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img